Please enter at least 3 characters.

Gjorge Ivanov: Vendet e rajonit ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat

2016/04/gjorge-ivanov.jpg

Në nismën rajonale afariste ''Summit 100'' që mbahet në Sarajevë, kryetari Gjorge Ivanov ka deklaruar se duhet t'i kthehemi rajonit, të komunikojmë mes vete dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se kriza e migrantëve ishte një mundësi për bashkëpunim me të gjitha vendet e Koridorit dhe se sfidat nuk zgjidhen me burokraci dhe diplomaci, por me menaxhim.

Në panelin diskutues „Marrëveshje e re për kohë të re“, Ivanov tha se bashkëpunimi rajonal në të gjitha sferat është i patjetërsueshëm dhe është në interes të përbashkët, si një parakusht për një rajon më përparimtar, më të sigurtë dhe më të suksesshëm që patjetër të integrohet në strukturat euro-atlantime.

Më tej, Ivanov theksoi se të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen kah përmirësimi i infrastrukturës, ekonomisë, projekteve energjetike dhe shkurtimit të proceseve burokratike./Telegrafi/