Please enter at least 3 characters.

Gjobiten 883 qytetarë nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCOVID-19

2021/04/Policia-Gjobite-qytetaret-nuk-respektuan-masat-kunder-COVID-19-foto-Ridvan-Slivova-1-e1621324086459.jpg

Qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19, janë duke u gjobitur në vazhdimësi nga Policia e Kosovës.

Për 24 orë janë shqiptuar 883 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/