Gjinden katër pako me tritol në një kompani në Durrës
01/07/2018
Katër pako tritoli me kapsolla të montuara gati për shpërthim u zbuluan nga policia e Durrësit në mjediset e një kompanie që merret me prodhimin e profileve plastike.
Në pranga u vu menaxheri i firmës ndërkohë që në kërkim u shpall një shtetas italian, pronari i kompanisë.
Policia po punon sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /TCH/


