Please enter at least 3 characters.

Gjiko i pandalshëm, me Norën i bën 500 mijë për 24 orë (Video)

2017/07/gjiko-nora-1-e1500622077929.png

Superylli i hip hopit, Gjiko, po tregon se ai nuk e ka ndërmend të ndalet këtë vit.

Hit pas hiti ai lansoi projektin e ri me Nora Istrefin mbrëmjen e kaluar të titulluar “Gabime”.

Projekti i punuar nga BigBang në Redbox është pritur shumë mirë nga publiku dhe po bëhet hit i madh.

Për më pak se 24 orë projekti arriti hiç më pak se 500 mijë klikime duke u pëlqyer tej mase.

Për Gjikon dhe Norën kjo verë është shumë e zënë edhe me koncerte çdo natë. /Telegrafi/