Please enter at least 3 characters.

Gjiganti italian i bashkohet garës për Depay

2016/11/depay-e1478814113865.jpg

Napoli nuk janë vetëm duke kërkuar një sulmues të ri në janar, por mund të sfidojnë Milanin dhe Romën për anësorin e Manchester United, Memphis Depay.

Holandezi 22-vjeçar është nën pritshmëritë e Jose Mourinhos në Old Trafford dhe ka raporte në rritje për një largim në janar me huazim.

Milani dhe Roma tashmë janë lidhur shumë me ish-talentit e PSV Eindhoven, për të cilin kanë bërë edhe sondazhe për një afrim të mundshëm.

Tani Tuttomercatoweb sugjerojnë se edhe Napoli gjithashtu kanë filluar kontaktet e hershme me rrethim e Depay.

Çështja kryesore është se holandezi dëshiron garanci për kohën e rregullt të lojës dhe jo të lëviz vendin dhe Ligën vetëm për t'u ulur në një stol tjetër. /Telegrafi/