Gjigantët evropian pas talentit të Monacos (Video)
14/10/2016
Sulmuesi i talentuar Kylian Mbappe mund të largohet nga Monaco në fund të stinorit.
Me vetëm 17 vite, Mbappe llogaritet si talenti më i madh francez pasi ka debutuar edhe me ekipin e parë të Monacos.
Dhe natyrisht interesimi për të është rritur pasi po ndiqet nga skuadra të mëdha evropiane.
Sipas asaj që ka shkruar L’Equipe, Monaco mund ta humbasë talentin e saj për një shumë rreth 25 milionë euro.
Juventus, Roma, Arsenal, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë ekipet që po e kërkojnë talentin francez. /Telegrafi/


