Please enter at least 3 characters.

Gjermania suspendon certifikimin e gazsjellësit rus 'Nord Stream II'

2019/12/nord-stream_2.jpg
254:"Pipeline parts are installed at Nord Stream 2 receiving station in Lubmin, northern Germany on Aug. 2, 2019. The construction is near completion but Germany said it won’t be in operation until Russia agrees to continue some gas transit through Ukraine.
29:"Nord Stream 2 / Paul Langrock

Gjermania ka suspenduar certifikimin e gazsjellësit rus “Nord Stream II”, kështu njofton DPA.

“Autoritetet gjermane pezullojnë certifikimin për ‘Nord Stream II’”, njofton shkurt agjencia gjermane e lajmeve DPA, përcjell Telegrafi.

Ndërsa sipas ekonomistit Christophe Barraud, ky pezullim është bërë për arsye të ndryshimit të formës ligjore.

"Pezullimi i certifikimit të ‘Nord Stream II’ ka shkaktuar ndryshimin e formës ligjore", njofton Barraud.

Lidhur me këtë projekt, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kishte thënë se ky tubacion binte ndesh me interesat e vetë Bashkimit Evropian.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me qëllimet e BE-së për sigurinë”, kishte thënë Blinken.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka shqyrtuar ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon. /Telegrafi/