Please enter at least 3 characters.

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

2021/12/AP20248445863627.jpg
314:"People walk past an entrance of the Russian embassy in Berlin, Germany, Friday, Sept. 4, 2020. Russian President Vladimir Putin's spokesman has brushed off allegations of involvement in the poisoning of his most determined critic, accusing Germany of not providing Moscow with any evidence. (AP Photo/Michael Sohn)
2:"AP

Gjermania thirri ambasadorin rus dhe dëboi dy diplomatë pasi operativi i dyshuar i FSB-së u shpall fajtor për vrasjen e vitit 2019 që ndodhi në qendër të Berlinit.

Kujtojmë se një gjykatë në Berlin dënoi sot me burgim të përjetshëm shtetasin rus, Vadim Krasikov për vrasjen e çeçenit, Zelimkan Kangoshvili në vitin 2019 në një park të kryeqytetit gjerman.

Prokurorët besojnë se Krasikov ka vepruar me urdhër të agjencisë ruse të sigurimit shtetëror FSB. Gjatë gjyqit, ata demonstruan gjerësisht se si autoritetet ruse ranë dakord për pseudonimin Vadim Solokov për Krasikov, si dhe se ai udhëtoi nëpër disa kufij evropianë nën atë identitet në ditët para vrasjes, raporton dw.

Viktima e tij, një çeçen etnik me kombësi gjeorgjiane, u vra nga afër në mes të ditës më 23 gusht 2019. Krasikov u arrestua më vonë atë ditë.

Pas vendimit të mërkurën, ministrja e re gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, tha se ministria e saj kishte ftuar ambasadorin rus, Sergei Nechayev.

"Ne i thamë atij se dy anëtarë të stafit të ambasadës do të shpalleshin persona non grata", tha Burbock.

Duke komentuar vendimin e së mërkurës, Moska tha se ishte një vendim "politik" pas "ndjenjës së përgjithshme anti-ruse". /Telegrafi/