Please enter at least 3 characters.

Gjendet pajetë një vajzë 11-vjeçare në malin Pllaçkovicë

2018/09/policia-mk-3-750x430.jpg

Një vajzë e pajetë është gjetur dje në malin Pllaçkovicë.

Siç njoftojnë nga SPB Shtip, në fshatin Parnalija të Komunës së Karbincit, një vajzë 11-vjeçare është gjetur e vdekur para një objekti ndihmës.

Mjeku i ambulancës ka konstatuar vdekjen e vajzës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i është dorëzuar familjes me urdhër të Prokurorisë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/