Please enter at least 3 characters.

Gjendet mjet shpërthyes në Partesh

2017/10/granate.jpg

Roja i pyllit (kombësia serbe) ka informuar se në ish poligonin e stërvitjeve ushtarake ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:20, në Partesh.

Siç thuhet në raport, njësiti policor e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë kontrolluar. /Telegrafi/