Please enter at least 3 characters.

Gjashtë të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën Mavrovë - Dibër

2017/10/aksident-1-1.jpg

Gjashtë persona, prej të cilëve katër fëmijë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur në rrugën Mavrovë - Dibër.

Sipas informatave të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në ora 16 ndërmjet një veture me targa të Tetovës dhe një automjeti ngarkues.

Janë lënduar udhëtarët e veturës, gjegjësisht vozitësi, bashkëshortja e tij dhe katër fëmijët e mitur që kanë qenë në automjet./Telegrafi/