Gjashtë raste të reja, shkon në 76 numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni
20/03/2020
Ministria e Shëndetësisë informon se sot pasdite janë diagnostifikuar edhe 6 persona me coronavirus.
Me këto pacientë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 76.
Nga Ministria thonë se po bëhen teste edhe për një pacient nga Kavadari.
Deri tani të infektuarit me coronavirus janë nga Shkupi, Dibra, Gostivari, Shtipi, Ohri dhe Kavadari./Telegrafi/


