Please enter at least 3 characters.

Getoparti qëndroi në tavanin e hapur të makinës së turistëve, ata nuk hezituan të bëjnë ‘selfie’ (Video)

2018/08/Getopardi-foto.jpg
25:"© T&T Creative Media

Turistët që po vizitonin Parkun Nacional Serengeti të Tanzanisë, mbetën të shtangur nga një getopard që iu ngjit mbi veturë dhe qëndroi pranë tavanit të hapur.

Udhëheqësi i grupit u kërkoi ta mbanin qetësinë dhe të mos frikësoheshin, teksa ishte i pari që bëri ‘selfie’ me grabitqarin, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin veprim e bënë edhe disa turiste të reja në moshë, teksa një tjetër i mbante sytë mbyllur dhe ia kishte vënë krahun partnerit, e tmerruar nga gjallesa.

Pasi qëndroi një kohë të shkurtër nën hijen e kapakut të tavanit, getopardi u largua pasi dukej se u frikësua prej vizitorëve në rezervatin e tij.

Mbajtja hapur e tavanit, është kritikuar shumë nga organizatat turistike, meqenëse jo gjithçka mund të shkonte si duhet dhe ata mund të përfundonin të shqyer prej kësaj kafshe. /Telegrafi/