Gerrard: Scholes po gabon, Rooney është i mirë
30/05/2014
Scholes ka vënë në pikëpyetje kredencialet e Rooneyt për Botërorin e këtij viti duke thënë se forma më e mirë e tij ka mbetur në të kaluarën.
Por, kështu nuk mendon Gerrard, që edhe pse luan për Liverpoolin, e ka mbrojtur yllin e United.
“Paul Scholes është gabim. Ai ka qenë lojtari më i mirë i United në shtëpi dhe në Evropë. Ai ka qenë në formë të jashtëzakonshme”.
“Ai ka qenë shumë i mirë këtë sezon. Ai është në formë shumë të mirë psikologjike para Botërorit dhe prandaj jam i bindur se ai do të jetë më i suksesshëm tani që s'ka pasur lëndime”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/


