Please enter at least 3 characters.

Georgina pozon me fëmijët pranë dekorimeve festive

2018/11/GeorginaRodriguez-2-e1543437677549.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Georgina Rodriguez nuk ka kursyer as kohë e as para kur është fjala për dekorimet për festat e fundviti, ndërsa frytin e punës së saj e ka ndarë me fansat në Instagram.

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka pozuar me fëmijët e çiftit përballë një zbukurimi të babadimrit dhe fotografinë e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në një tjetër fotografi janë vetëm fëmijët, të cilën shfaqen para disa zbukurimeve në afërsi të dritareve.

“Jemi kënaqur duke blerë zbukurime festive për shtëpinë tonë të re në Torino. Kemi kaluarpër mrekulli dhe jemi të lumtur sepse po bëjmë dicka të mirë”.

“Me kënaqësi kemi bashkëpunuar me shoqatën Adisco, e cila dhuron 100 për qind të përfitimeve për spitalin Regina Margherita”, ka shkruar Georgina duke shtuar se nuk ka asgjë më të bukur se familja dhe dashuria.

Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo dhe Cristiano Jr. (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se Georgina dhe Ronaldo janë duke i rritur katër fëmijë bashkë. Djali i madh i futbollistit, Cristiano Jr., ka lindur më 17 qershor 2010 në SHBA. Portugezi ka kujdestari të plotë për të, ndërsa është e paqartë nëse ai ka lindur përmes një nëne surrogate apo nga ndonjë lidhje e CR7.

Më 8 qershor 2017, sulmuesi i Juventusit u bë baba i binjakëve, vajzës Eva dhe djalit Mateo, përmes një nëne surrogate.

Georgina Rodriguez (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Ndërsa më 12 nëntor 2017, Georgina Rodriguez lindi fëmijën e parë të përbashkët të çiftit, vajzën Alana. /Telegrafi/