Genta i pëlqen flitë por e dashuron Milotin
“Milot të dua shumë”, ka thënë ajo duke mohuar kështu thashethemet e gazetës “Tema”, të Tiranës. Në një pyetje të Telegrafi.com se çka hanë, që duket aq e bukur, këngëtarja ka thënë se konsumon më shumë ushqim tradicional, sidomos flija.
Kurse në pyetjen se kur i ka thënë së fundi herë “Të dua” Milotit, Genta ka bërë shaka, duke thënë se kjo kishte ndodhur në vitin 1994, kur ajo ka qenë vetëm 19 vjeçare, edhe pse nuk ka treguar se në cilin vit është lindur.
Përndryshe, përveç spotit, Genta ka promovuar edhe këngën “Planet Me”, këngë kjo e shkruar nga Kara Diogardi, e cila këngë mund të blihet në internet në adresën www.gentaismajli.blogspot.com
Befasi tjetër e Gentës ishte mësuesi i saj i shkollës fillore, shoqet e saja gjatë kohës së studimeve, dhe disa befasi të tjera.


