Please enter at least 3 characters.

Geci i bindur se Drenica do shkoj në finale

2016/01/geci-i-bindur-se-drenica-do-shkoj-n-euml-finale_hd.jpg

Drenica u tregua arrë e fortë për liderin e Superligës në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa vetëbesimi i madh te lojtarët e Drenicës bënë që të marrin një barazim pa gola.

Kapiteni i ‘kuqezinjve’, Sami Geci është i bindur se skuadra që e udhëheq në fushë do të shkoj në finale.

“Hymë me vetëbesim, dhe bëmë paraqitje të mirë. Besoj se në ndeshjen e dytë do të luajmë edhe më mirë, dhe kështu të shkojmë në finale”.

“Të luash në këso temperatura dhe në bari artificial, është shumë e vështirë.
Sidoqoftë, janë edhe 90 minuta të vështira, dhe nuk i dihet asgjë”, deklaroi Geci për SuperSport Kosova. /Telegrafi/