Please enter at least 3 characters.

Gazetari rus tallet me Lukasenkon

2016/01/gazetari-rus-tallet-me-lukasenkon_hd.jpg

Tallësi, Vovan222, gjatë një bisede telefonike me Lukasenkon, e kishte bindur këtë të fundit se po flet me djalin e ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich.

Vovan222 ka hedhur dyshime se është dikush nga stafi i sigurimit të presidentit bellorus ai i cili ka mundësi ta ketë hedhur në internet bisedën telefonike.

Në audio-regjistrimin e publikuar në internet më 16 qershor, Lukasenko i premtonte personit që e aktronte djalin e presidentit të larguar nga pushteti në Kiev, Yanukovich, se mund të kërkoj azil në Bellorusi, nëse e njofton Minskun 24 orë më herët.

Zyrtarët bellorusë nuk e kanë komentuar këtë shaka të Vovan222.

Vovan222, i cili nuk preferon të tregojë identitetin e tij, është një avokat dhe gazetar 27 vjeçar rus.

Talljet e tij të mëparshme me persona të famshëm rus dhe ukrainas bëhen rregullisht hite shumë të pëlqyera në internet. /Telegrafi/