Gazetari Marin Mema do kandidojë si deputet i PS-së
20/02/2013
“Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar publikisht vetëm dy prej tyre gjatë fundjavës: Alfred Pezën si kandidat në Peqin dhe biznesmenin Parid Cara, në Kavajë.
Burime të MAPO-s bëjnë me dije se përveç Pezës, një tjetër gazetar do të kandidojë për PS-në në zgjedhjet e 23 qershorit, duke lënë profesionin e tij.
Marin Mema, gazetar i Top Channel, është konfirmuar tashmë si kandidat në pjesën e sigurt të listës së PS. Kohët e fundit gazetari është parë të hyjë shpesh në selinë e PS-së”, shkruan Mapo. /Telegrafi/


