Please enter at least 3 characters.

Gaxherri: Koalicioni me AAK-në pakuptimtë

2016/01/f.0501002706284_m.jpg

Gaxherri ka sqaruar se LDD ishte në bisedime për një koalicion të tillë me LDK-në, duke thënë se për këtë çështje ishin formuar edhe komisionet ku në krye të atij komisionit nga LDD ishte vetë ajo.

“Ishim afër arritjes së marrëveshjes me LDK-në. Koalicioni me AAK-në ishte i pakuptimtë”, ka thënë Gaxherri për emisionin Interaktiv të KTV-së.

Gaxherri ka sqaruar se vendimi për koalicionin me AAK-në është marrë personalisht nga vetë Daci duke shkelur çdo parim demokratik.

Gaxherri nuk sheh fitues nga ky koalicion dhe sipas saj, të dy partitë janë dëmtuar. /Telegrafi/