Please enter at least 3 characters.

Gaxha: Inati të bën më të fortë

2016/01/f.0325141514592_m.jpg

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, së fundi ka qenë një nga emrat më të përfolur të skenës shqiptare. Gjatë një prononcimi për gazetën shqiptare “Koha Tjetër”, Adriani ka folur edhe për inatet që ekzistojnë në skenën shqiptare.

“Inate gjithmonë ka pasur dhe do të ketë dhe kjo nuk është e keqe, natyrisht kur ato janë pozitive, sepse inati të bën edhe më të fortë. Inatet duhet të shprehen me punë, por jo edhe me bllokime të këngëve dhe sharje”, tha Adrian Gaxha. /Telegrafi/