Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Silva kërkoi largimin nga Milani

2018/10/Gennaro-Gattuso.jpg
271:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - SEPTEMBER 30: AC Milan coach Gennaro Gattuso looks on before the Serie A match between US Sassuolo and AC Milan at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on September 30, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani fitoi ndaj Sassuolos me rezultat 1-4 përkundër shumë mungesës në fazën sulmuese të Gonzalo Higuain, Fabio Borini dhe Patrick Cutrone.

Duke parë këtë dhe formën e mirë të Andre Silvas te Sevilla, trajneri i kuqezinjve Genaro Gattuso tha se ai nuk e largoi sulmuesin portugez, por ky i fundit kishte kërkuar vet largimin.

“Andre Silva nuk dëshironte të qëndronte dhe kur e dëgjova këtë, e dija që nuk mund ta bindja dhe t'i premtoja 20-30 ndeshje".

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

"Nuk kisha dyshime se ishte një sulmues i madh. Askush nuk e largoi Silvan, ai dëshiroi largimin", ka thënë Gattuso për Sky Sport Italia.

"Në këtë moment skuadra po bën shumë gjëra të mirë dhe ky rezultat do të na ndihmojë të rrisim besimin në çdo gjë që kemi punuar".

"Kur e vesh fanellën e Milanit dhe punon për klub të madh si ky, është presion", shtoi trajneri italian.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Milanos në Serie A është kundër Chievos. /Telegrafi/