Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Humbëm dy pikë, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

2018/04/gennarogattuso1-2-e1524090009461.jpg
271:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: AC Milan coach Gennaro Gattuso issues instructions to his players during UEFA Europa League Round of 32 match between AC Milan and Ludogorets Razgrad at the San Siro on February 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se lojtarët e tij është dashur të shënonin më shumë gola kundër Torinos duke mos i dhënë rast kundërshtarit që të rikthehej për të nxjerrë barazim.

Rossonerët krijuan epërsi në pjesën e parë me anë të Giacomo Bonaventuras, mirëpo Lorenzo De Silvestri e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)

"Ndeshja u desh të mbyllej (më herët), ne duhet të përmirësohemi në mbajtjen e pozitave gjatë ndërprerjeve. Bëhen gabime dhe këto janë pjesë e lojës".

"Kemi mundur të shënojmë në fund, duhet të mësojmë se si të përmirësohemi dhe t'i fitojmë ndeshjet edhe në minutat e fundit", ka deklaruar Gattuso për Sky Sports në lidhje me lojën.

(Foto: Getty Images)

Ai e ka komentuar edhe fundin e sezonit dhe situatën e Rossonerëve, të cilët shansin e vetëm e kanë pjesëmarrjen në Europa League.

Njëherësh, Milani do të luajë edhe në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

(Foto: Getty Images)

"Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, nuk ka asnjë takim të lehtë. Kemi një finale të Kupës së Italisë dhe nuk duhet të humbim asgjë".

"Vazhdimësia e rezultateve është gjë e mirë dhe në këtë moment duhet të reflektojmë, sepse i kemi humbur dy pikë", ka shtuar trajneri i Milanit. /Telegrafi/