Please enter at least 3 characters.

Gareth Bale nuk pëlqehet më në Evropë, por atë e duan në Kinë e Amerikë

2019/10/GettyImages-1176413426.jpg
241:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on during the Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale ka kohë që lidhet me një largim nga Real Madridi, mirëpo ende nuk ka ndonjë skuadër që i do shërbimet e tij.

Ylli uellsian përfiton rreth 650 mijë euro në javë te Los Blancos, andaj asnjë klub nuk dëshiron t'i paguaj atij një shumë kaq të lartë.

Në verën e kaluar, Bale ishte shumë afër të kalonte në Kinë, mirëpo Florentino Perez e ndaloi marrëveshjen shkaku që nuk pranuar shumën e duhur të transferimit.

Gareth Bale. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

AS tani raporton se uellsiani është duke planifikuar kalimin në Amerikë, atje ku kërkohet nga Inter Miami i Davdi Beckhamit.

Legjenda e Manchester United që është pronar i klubit nga MLS dëshiron që të ofrojë shumë yje që luajnë në Evropë, në mënyrë që klubi i tij të fitojë më shumë popullaritet në botë.

Kështu, Bale mund të kalojë në verë te Interi Miami dhe të ketë pagën e njëjtë si te Real Madridi. /Telegrafi/