Please enter at least 3 characters.

Galatasaray rrezikon përjashtimin nga garat evropiane

Bëhet fjalë për turqit e Galatasaray, portugezët e Sportingut të Lisbonës, grekët e Panathinaikosit dhe Hull City në Championship.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e UEFA-s ku theksohet se pas një muaji vetëm klubi turk do të gjykohet.

Sipas të dhënave, Kampionët e Turqisë nuk kanë respektuar limitet e vendosura për sezonin 2015-2016 dhe tashmë mund të përballet me një pezullim të mundshëm nga aktivitetet evropiane, çka do të thotë se klubi turk mund të mos ndeshet kundër Lazios në Ligën e Evropës për fazën e 1/16-ave.

Vendimi do të merret pas rreth një muaji nga organet kompetente të UEFA-s që kanë nisur hetimet edhe ndaj Hull City, Panathinaikos e Sportingut të Lisbonës edhe pse për këto tre klube, momentalisht nuk do të jetë një vendim.

Ndërkohë, komunikata bën me dije se në monitorim janë edhe Hapoel Tel-Aviv e Rostov.