Gaga, veshje nudo për ditëlindje (Foto)
29/03/2014
Këngëtarja të premten festoi ditëlindjen e 28-të në New York, dhe më e veçanta e ditëlindjes ishte veshja e saj.
Gaga zgjodhi të mbulohet me trëndafila, të cilat ishin me kujdes të vendosur në kostumin e veçantë për këtë festë.
Veshja e këngëtares, fituese e pesë çmimeve Grammy, tregonte po thuajse çdo pjesë të lëkurës së saj, përfshirë edhe 14 tatuazhet. Edhe vijat e saj të zonave më intime ishin të shfaqura krejtësisht nudo nën kostumin transparent.
Më shumë se fjalët flasin fotografitë... /Telegrafi/


