Please enter at least 3 characters.

Futbollisti i Galatasarayt feston golin me policët, për të nderuar viktimat e sulmeve në Stamboll (Video)

2016/12/yasin.jpg

Galatasaray ka regjistruar fitore prej 3-1 kundër Gaziantepsporit, në kuadër të javës së 14-të të Superligës turke.

Heroi i takimit ishte Yasin Oztekin, i cili realizoi het-trik në këtë përballje.

Në festën njërit prej golave, ai vendosi të festonte me oficerët e policisë, të cilët shërbenin në Turk Telekom Arena për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Oztekin nderoi viktimat e sulmeve në Stamboll, në mesin e të cilëve ishin 30 policë. /Telegrafi/