Please enter at least 3 characters.

Fury është ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Trump dhe në Vatikan nga Papa

2020/02/TysonFuryKing.jpg
268:"LAS VEGAS, NEVADA - FEBRUARY 22: Tyson Fury enters the ring prior to the Heavyweight bout for Wilder's WBC and Fury's lineal heavyweight title against Deontay Wilder on February 22, 2020 at MGM Grand Garden Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Tyson Fury dhe Deontay Wlder do të takohen sërish, por kësaj radhe në Shtëpinë e Bardhë me presidentin.

Po ashtu, Papa e ka ftuar Gypsy Kingun në Vatikan, pas fitores historike ndaj boksierit amerikan në fundjavën që lamë pas.

Trump e kishte përcjellë duelin ndërmjet dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda, me ç’rast Fury e hoqi nga froni Wilderin në MGM Grand të Las Vegasit.

Presidenti Donald Trump (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)

"Ishte një meç i shkëlqyer. Dy boksierë të mëdhenj. Ishte entuziazmues. Ndoshta duhet t’i sjellim të dy në Shtëpinë e Bardhë”, u ka thënë Trump gazetarëve, ndërsa pas një pauze kishte shtuar: “Mendoj se do ta bëjmë”.

Nga ana tjetër, promovuesi Frank Warren ka thënë se Papa Françesku (që është tifoz i madh i boksit dhe që është takuar me Deontay në Romë) po ashtu e ka ftuar Tysonin në Vatikan. /Telegrafi/

Deontay Wilder është takuar me papën në të kaluarën (Foto: Instagram/wbcboxing)