Fundjava fillon me diell në bregdetin shqiptar
31/08/2018
Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me diell në perëndim të territorit dhe vranësira në zhvillim të përqendruara në zonat përreth maleve në lindje të territorit
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, gjatë pasdites do të ketë reshje lokale shiu në pjesën lindore të vendit.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi 2 deri në 8 m/sek, më tepër në det të hapur. Valëzimi parashikohet i forcës 3 me lartësi vale 1.6 metra.


