Please enter at least 3 characters.

FSK-ja pret vendimin politik për t’u shndërruar në ushtri

2016/03/Rrahman-Rama-para-Komisionit-per-Pune-te-Brendshme-Siguri-dhe-Mbikeqyrjen-e-Forces-se-Sigurise-foto-Ridvan-Slivova-4-e1480057017186.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë.

Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2015, Rama ka thënë se pas ditës “D” apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes, raporton Koha.net

Rama ka bërë thirrje në investimin e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, pasi sipas tij, ajo është themeli i një ushtrie.