Please enter at least 3 characters.

Frank de Boer do ta drejtojë Holandën

2020/09/GettyImages-1211898362.jpg
294:"MEXICO CITY, MEXICO - MARCH 11: Frank de Boer, head coach of Atlanta United looks on during a quarter final first leg match between Club America and Atlanta United as part of CONCACAF Champions League 2020 at Azteca on March 11, 2020 in Mexico City, Mexico. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)
12:"Getty Images

Frank De Boer rikthehet për të drejtuar, pasi është zyrtarizuar si përzgjedhës i Kombëtares së Holandës.

50-vjeçari është zgjedhur nga drejtuesit e federatës holandeze të futbollit si pasuesi i Ronald Koeman, i cili mori drejtimin e Barcelonës muaj më parë.

De Boer i cili në karrierën e tij është aktivizuar në 112 ndeshje me Holandën ka shënuar 13 gola, e njeh mjaft mirë ambientin në kombëtare.

Frank de Boer (Foto: Hector Vivas/Getty Images)

Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me federatën dhe do të jetë në krye deri në përfundim të Botërorit “Katar 2022”.

Ai do të udhëheqë Holandën edhe në Kampionatin Evropian në verën e ardhshme.

De Boer do të nisë menjëherë punën teksa do ta drejtojë Holandën në miqësoren e muajit tetor ndaj Meksikës dhe në sfidat e Ligën e Kombeve ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Italisë.

Frank de Boer kur luante te Holanda (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Ai më parë ka drejtuar klube si Ajaxin, Interin, Crystal Palace dhe Atlanta United./Telegrafi/