Please enter at least 3 characters.

Franca ka 67 miliarderë, 12 më shumë se vitin e kaluar

2016/01/franca-ka-67-miliarder-euml-12-m-euml-shum-euml-se-vitin-e-kaluar_hd.jpg

Njeriu më i pasur në Francë është Bernard Arnault, pronar i korporatës së modës LVMH (Louis Vuitton Mowt Hennessy). Është vlerësuar të ketë pasur vitin e kaluar 27 miliardë euro, duke i rritur të ardhurat për 2.7 miliardë euro.

E dyta është pronarja e shtëpisë kozmetike L'Oreal, Liliane Bettencourt, e cila në vitin 2013 kishte një pasuri prej 23.2 miliardë. Këtë vit ka shtuar pasurinë në 26 miliardë.

Për bankierët zviceranë është një lajm i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve të pasur kanë kontakte të mira në Zvicër.

15 nga 100 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë një pasaportë franceze, bën të ditur mgazina zvicerane e biznesit "Bilanci".

Sipas numrit të miliarderëve, Franca mbetet prapa Britanisë së Madhe, e cila këtë vit numëron 100 miliarderë. /albinfo/