Please enter at least 3 characters.

Franca e Gjermania kërkojnë kontroll të qarkullimit të parave

2016/01/1588EB12-CE51-43AA-9DD0-6CAE54DA6572_mw1024_s_n.jpg

Evropa ka nevojë të forcojë luftën për bllokimin e qarkullimit të parave që për cak e ka financimin e terrorizmit, kanë thënë ministrat e financave të Francës dhe Gjermanisë në një letër që ia kanë dërguar Komisionit Evropian.

Michel Sapin dhe Wolfgang Schaeuble, në mesin e propozimeve të bëra kanë thënë se duhet bërë edhe ndërtimi i një sistemi të ngrirjes së aseteve të atyre që jetojnë në Evropë, dhe atyre që nuk jetojnë në kontinentin e vjetër.

Tre personat që në janar vranë 17 persona në Paris, kanë qenë nënshtetas të Francës. /Telegrafi/