Formacionet zyrtare: Barca është favorit ndaj Celta Vigos
17/04/2018
Në Estadio Municipal de Balaidos zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 33-të në La Liga, ndërmjet Celta Vigos dhe Barcelonës.
Katalunasit vazhdojnë të jenë liderë të kampionatit spanjoll, me 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.
Tri pikë të reja do t'i afronin Blaugranët shumë më pranë titullit të kampionit të Spanjës.
Celta e ka siguruar mbijetesën, mirëpo mund ta kërkojë kualifikimin në Europa League, meqë vendi i gjashtë është pesë pikë larg.
Trajnerët Juan Carlos Unzue dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur taktikat e tyre të lojës.
Formacioni bazë i Celta Vigos: Alvarez, Roncaglia, Jonny, Gomez, Mendez, Wass, Jozabed, Sisto, Lobotka, Aspas, Gomez.
/Telegrafi/


