Formacionet zyrtare: Barca dhe Interi përballen në Camp Nou
24/10/2018
Barcelona është nikoqir i Interit në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në dy xhirot e para, katalunasit kanë arkëtuar gjashtë pikë, pasi kanë regjistruar fitore edhe ndaj Tottenham Hotspur (4-2), edhe ndaj PSV Eindhoven (4-0).
Edhe Nerazzurrët kanë pikë të barabarta me Blaugranët nga dy fitoret e arritura (2-1 ndaj Tottenhamit dhe 2-1 ndaj PSV-së).
Trajnerët Ernesto Valverde dhe Luciano Spalletti i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; D'Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Vecino, Brozovic; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet PSV Eindhoven dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/


