Please enter at least 3 characters.

Formacionet e mundshme: Sassuolo – Inter, a do të eksperimentojë Pioli?

2016/12/appiano-gentile-pioli-gabigol-e1481528942491.jpg

Sassuolo e pret Interin të dielën në një duel mjaft interesant.

Nerazzurët kanë krijuar më në fund ecuri të mirë, duke fituar së fundmi.

Por, forma e mirë në shtëpi duhet patjetër të bartet në udhëtim, kurse për këtë punë aspak e lehtë i pret Nerazzurët.

Pioli flitet se sërish do të eksperimentojë me formacion, por vështirë se kjo mund të ndodhë, pasi që strategu nuk do të dëshironte prishjen e ekuilibrave në mesfushë.

Kështu, ne presim që Interi të paraqitet me D’Ambrosion, Mirandan, Murillon dhe Ansaldin në katërshen e mbrojtjes.

Joao Mario dhe Brozovic do të jenë prapa treshes Candreva, Eder, Perisic, të cilët përcjellin Icardin nga prapa.

Formacioni i mundshëm i Sassuolos:Consigli, Lirola, Acerbi, Antei, Ajdapong, Mazzitelli, Sensi, Pellegrini, Ragusa, Defrel, Ricci.Formacioni i mundshëm i Interit:Handanovic, D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Ansaldi, Mario, Brozovic, Candreva, Eder, Perisic, Icardi.

/Telegrafi/