Formacionet bazë: Reali favorit për ta eliminuar Leganesin nga Kupa e Mbretit
Real Madridi është nikoqir i Leganes për ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafirë, Los Blancos fituan me rezultat 1-0, ashtu që janë favoritë për të vazhduar tutje.
Skuadra e trajnerit Asier Garitano do ta ketë të vështirë ta përballojë ofensivën e ekipit të Zinedine Zidane.
Formacioni bazë i Real Madridit: Casilla; Achraf, Nacho, Ramos, Theo; Llorente, Kovacic, Isco; Lucas, Benzema, Asensio.
Në garë për një vend në gjysmëfinale është edhe Barcelona që ka për kundërshtar Espanyolin, mirëpo Blaugranët e kanë humbur ndeshjen e parë me rezultat 1-0. Ndeshja kthyese zhvillohet të enjten në Camp Nou.
Ndërkohë, Atletico Madridi është eliminuar ditë më parë nga Sevilla, me rezultat të përgjithshëm prej 5-2. /Telegrafi/


