Formacionet bazë: Gjilani luan përballë Trepçës ’89
21/10/2020
Në Stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra vendase është nikoqir i Trepçës ’89, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Gjilani ka arritur dy fitore, tri barazime dhe një humbje, duke arkëtuar nëntë pikë.
Ndërsa Trepça ’89 ka arritur të grumbullojë shtatë pikë, nga dy fitore, një barazim dhe tri humbje.
Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Fustar, Kastrati, Ferreira, Frashëri, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç.
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89 në Superligën e Kosovës në futboll fillon në orën 14:00. /Telegrafi/


