Please enter at least 3 characters.

Florenzi i bind të gjithë në Francë, PSG përgatitet për blerjen përfundimtare të tij

2020/11/alessandro-florenzi-psg-vs-nice-ligue-1-2020-scaled.jpg
146:"Alessandro Florenzi PSG FOOTBALL : OGC Nice vs PSG - Ligue 1 Uber Eat - Nice - 20/09/2020 NorbertScanella/PanoramiC PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL
22:"imago images/PanoramiC

Alessandro Florenzi u largua nga Roma pasi trajneri Paulo Fonseca nuk besonte më tek ai.

Pas huazimit gjashtë mujor te Valencia, Roma vendosi ta huazonte atë edhe për një vit tjetër, kësaj radhe te PSG.

Por me kalimin në kryeqytetin francez, Florenzi ka filluar shkëlqimin duke u bërë titullar i padiskutueshëm tek PSG.

Italiani ka zhvilluar nëntë ndeshje si mbrojtës i krahut të djathtë, duke shënuar edhe dy gola dhe duke asistuar në një tjetër.

Mediat franceze kanë raportuar se PSG është gati ta blejë përfundimisht lojtarin, pasi ka një klauzolë që ia lejon një gjë të tillë.

Kampioni në fuqi i Francës është gati të shpenzojë 9,5 milionë euro për blerjen e kartonit të Florenzit.

Edhe mbrojtësi italian është i kënaqur që do ta vazhdoj karrierën edhe më tej në Parc de Princes. /Telegrafi/