Fjalët e para të Romelu Lukakut pasi është rikthyer te Chelsea
12/08/2021
Një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian, Romelu Lukaku është rikthyer në klubin që ka luajtur edhe më parë, Chelsea.
Lojtari ka qenë pjesën e “Bluve të Londrës” midis viteve 2011 dhe 2014.
Belgu ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Chelsean.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm”.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: kam ardhur këtu si një fëmijë që kishte shumë për të mësuar, tani do të kthehem me shumë përvojë dhe më i pjekur”.
“Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini. Unë e kam mbështetur Chelsean si fëmijë dhe tani të kthehem dhe do të përpiqem t'i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj, është një ndjenjë e mahnitshme”, ka thënë Lukaku. /Telegrafi/


