Fitore minimale e Argjentinës (Video)
21/06/2015
Përfaqësuesja argjentinase ka shënuar edhe fitoren e dytë në tri ndeshje për t’i grumbulluar shtatë pikë dhe për të kaluar në çerekfinale.
‘Gauchozët’, mposhtën me rezultat minimal 1-0 Xhamjakën, falë një goli të shënuar nga sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, pas asistimit të Angel Di Marias.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Uruguai dhe Paraguai kanë luajtur baras 1-1, rezultat që i konvenoi më shumë paraguaianëve që kaluan tutje nga vendi i dytë.
Gimenez shënoi për Uruguain ndërsa Lucas Barrios barazoi rezultat në 1-1.
Uruguai tani shpreson në humbjen e Perusë dhe Venezuelës për tu kualifikuar si skuadra e tretë më e mirë. /Telegrafi/


