Please enter at least 3 characters.

Fitore minimale e Argjentinës

2016/01/f.0607010841395_m.jpg

Takimi i zhvilluar në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të përfaqësueses vendase.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 56-të, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi Daniel Alberto Diaz.

Ishte ky një rikthim shumë i rëndësishëm te fitorja, pasi para kësaj xhiroje të zgjedhurit e Diego Maradonas pësuan humbje me rezultat prej 6-1 nga Bolivia.

Ndërkohë, në takimin tjetër, fitore me rezultat prej 1-0 ka shënuar edhe Venezuela në udhëtim te Bolivia, me autogolin e Riveros (33’).