Please enter at least 3 characters.

Fitore bindëse e PSG-së, Ibra realizon het-trik (Video)

2016/04/zlatki.jpg

Paris Saint-Germaini nuk ka pasur telashe përballe skuadrës së Nice në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Parc de Princes.

Kampioni francez fitoi me rezultat 4-1, ndërsa më meritori ishte Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi het-trik.

Sulmuesi suedez e ndali në zonë një top të gjatë nga Luiz, e kontrolloi mirë dhe e dërgoi në rrjet për golin e parë (15’).

Hatem Ben Arfa iu kundërpërgjigj me një gol të bukur (18’), por ky rezultoi vetëm goli i nderit për mysafirët.

Ibra ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë duke rikthyer epërsinë e vendasve (34’) dhe me rezultat 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Në fillim të pjesës së dytë (48’) i erdhi radha të shënonte David Luizit, i cili u asistua nga Ongenda.

Zlatan Ibrahimovic e kompletoi het-trikun në minutën e 82-të, pasi pranoi një asistim nga Adrien Rabiot.

Paris Saint-Germaini e ka fituar titullin e kampionit këtë sezon, ndërsa vazhdon të kërkojë rekorde dhe ka arritur në shifrën prej 80 pikësh. Ndërkohë, Nice është në vend të tretë në tabelë dhe kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/