Firmat piramidale: Gjashtë prej tyre shpërndajnë përqindjet e parave
03/05/2014
Janë gjashtë subjekte të cilat do të nisin këtë proces, duke i shpërndarë paratë nëpërmjet filialit të një banke, sipas koeficientit për secilën kompani.
Mësohet se përqindja e parave që do të shpërndahen janë ato që kanë "shpëtuar" nga shitja e aseteve.
Siç shkruan GSH, “Administratori i Shoqërive Huamarrëse në Administrim, njofton të gjithë kreditorët që nuk kanë tërhequr vlerat financiare sipas koeficientit të shpërndarjes në shoqëritë: ‘Vefa’ (11%), ‘Gjallica’ (2,41%), ‘Kamberi’ (7,2%), ‘M. Leka’ (34%), ‘Xhaferri’ (40%) dhe ‘Populli’ (52%), të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të bankës”. /Telegrafi/


