Filmat që nuk duhet t’i humbni këtë vit
Ndër ta është “Taken 3”, ku regjisori Olivier Megaton ka prodhuar serinë e tretë të fenomenit “I rrëmbyeri”. Në qendër të tij do të jenë sërish skenat aksion, të ndërthurura me dramë dhe mister, e padiskutim rolin kryesor e mban Liam Neeson. Filmi “Taken 3” pritet të dalë më 8 janar.
Padyshim që libri “50 shades of Gray” theu rekorde shitjesh, çka i ka bërë të gjithë kuriozë për të parë realizimin e tij filmik. Tematika ka në qendër një marrëdhënie që lind mistershëm, ndërmjet një vajze të thjeshtë me shefin e saj. Filmi do të dalë në kinematë botërore në datën 13 shkurt.
E ndërsa një tjetër realizim kinematografik, i shumëprituri “Fast and Furious 7”, është në hapat e fundit të realizimit. Filmi, që në qendër ka shpejtësinë, makinat e shtrenjta dhe sigurisht një flirt dashurie të hollë, do të dalë në datën 3 prill të këtij viti. Krahas kastit me Van Diesel, Paul Walker (tashmë i ndarë nga jeta), do të jetë edhe aktorja ikonë italiane, Monica Belluci. /TopChannel/Telegrafi/


