Please enter at least 3 characters.

Filloi shitja e biletave për ndeshjen, Finlandë-Kosovë

2016/06/stadiumi-3.jpg

Federata e Futbollit e Finlandës ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Grupit I për Kupën e Botës 2018.

Finlanda – Kosova, që do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Veritas” në qytetin Turku.

Ky stadium ka kapacitet prej vetëm 9372 ulësesh, prandaj ata që janë të interesuar për të ndjekur nga afër këtë ndeshje duhet që sa më parë të rezervojnë një biletë në mënyrë që të përkrahin Kosovën në debutimin e saj historik në garat zyrtare të UEFA-s e FIFA-s. Aktualisht në shitje online është vënë një numër i vogël i biletave dhe ato janë të ndara në katër kategori dhe atë me këto çmime:

Kategoria 1: prej 24.50 deri 53.50 euroKategoria 2: prej 19.50 deri 43.50 euroKategoria 3: prej 14.50 deri 32.50 euroKategoria 4: prej 8.50 deri 22.50 euro