FIBA Evropa përgëzon Kosovën, për suksesin në Evropianin U-16
Në këtë letër, Demirel ndër të tjera e ka përgëzuar Belegun për paraqitjen e shkëlqyeshme të Kosovës në Kampionatin Evropian U-16.
“Dua t’ju uroj juve, Përfaqësuesen tuaj dhe Federatën për medaljen e argjendtë të fituar në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C. Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën, para së gjithash duke u bazuar në faktin se kjo është hera e parë që Përfaqësuesja juaj ka garuar në garat e FIBA Evropës.
Unë e di se ky është vetëm suksesi i parë prej shumë të tjerëve që pritet të ketë Federata e Basketbollit e Kosovës në vitet në vazhdim. Unë dua të përfitoj nga ky rast dhe të ritheksoj se jam shumë i lumtur që Kosova është bërë pjesë e familjes së FIBA Evropës. Unë pres me padurim ta vazhdojmë bashkëpunimin me ju dhe Federatën tuaj dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti”, ka shkruar numri 1 i FIBA Evropës.
Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-16 e Kosovës ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që është zhvilluar në San Marino prej 6 deri më 11 korrik të këtij viti.
Kosova U-16 në finale është mposhtur nga nikoqiri, derisa basketbollisti kosovar Etnik Peci është zgjedhur MVP i Evropianit si dhe e ka zënë një vend në pesëshen e parë të kësaj gare prestigjioze.


