Please enter at least 3 characters.

FFK riaplikon në FIFA edhe në UEFA

2016/01/ffk-riaplikon-n-euml-fifa-e-edhe-n-euml-uefa_hd.jpg

Kështu është thënë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK-së), të mbajtur sot, mbledhje në të cilën është debatuar për shumë çështje për futbollin tonë.

KE i FFK-së thotë ta ketë analizuar rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë, por ka kërkuar nga të gjitha organet relevante të FFK-së si dhe klubet që të angazhohen edhe më tej që të vazhdohet ky trend i mirë i mbarëvajtjes së garave.

“KE është duke përgatitur dokumentacionin nevojshëm në përputhje me rrethanat e reja që të riaplikojë në FIFA dhe paralelisht të aplikojë edhe në UEFA për pranim”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Në këtë drejtim, KE u bën thirrje të gjithë ish-zyrtarëve të FFK-së, që nga pavarësimi e këndej, që kanë pasur në forma të ndryshme funksione në FFK, e të cilët posedojnë çfarëdolloj dokumentacioni që lidhet me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilat konsiderohen pronë e FFK-së, ta dorëzojnë në zyrat e FFK-së sa më parë që është e mundur, ndryshe FFK-ja do të detyrohet me rrugë ligjore të kërkojë dokumentet pronë të saj.

KE debatoi edhe për ndeshjet e ekipit përfaqësueses në nëntor dhe KE do të angazhohet të gjejë rivalë për këto termine dhe nëse nuk gjendet ndonjë rival që ndeshja të zhvillohet diku jashtë, atëherë mbase dhe do të detyrohet të pushojë deri në terminin e ardhëm.