Please enter at least 3 characters.

Festival golash në Etihad, City e përfundon me epërsi ndaj Tottenhamit

2019/04/Raheem-Sterling-1-e1555530801409.jpg
316:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 17: Raheem Sterling of Manchester City speaks to teammate Sergio Aguero during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Manchester City and Tottenham Hotspur at at Etihad Stadium on April 17, 2019 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Pjesa e parë mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit përfundoi me rezultat 3-2, kujtojmë se ndeshja është në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Së pari shënuan vendasit me anë të Raheem Sterling (4'), ndërsa Heung-Min Son barazoi rezultatin në minutën e shtatë dhe pastaj kaloi Spurs në epërsi në minutën e 10-të.

City riktheu epërsinë në minutën e 11-të me anë të Bernardo Silvas, ndërsa kaloi në epërsi me anë të Sterlingut në minutën e 21-të.

lexo po astu

Në 45 minutat e parë Man City mbajti më shumë topin (59%-41%), skuadra e Pep Guardiolas gjuajti gjashtë herë drejt portës kundërshtare (tri gjuajte në portë, dy jashtë saj dhe një gjuajte e bllokuar). Në anën tjetër ajo e Mauricio Pochettino gjuajti katër herë drejt portës kundërshtare, dy herë në portë dhe dy herë jashtë portës.

Tottenhami bëri 271 pasime (253 të kompletuara), kurse Tottenhami 176 (136 të kompletuara). /Telegrafi/