Please enter at least 3 characters.

Ferronikeli i gëzon lojtarët me nga 500 euro

2016/01/ferronikeli-i-g-euml-zon-lojtar-euml-t-me-nga-500-euro_2_hd.jpg

Burime të KosovaPress-it brenda KF Ferronikelit kanë konfirmuar se lojtarët dhe shtabi teknik do të marrin nga 500 euro premio për suksesin e arritur në garat e Kupës së Kosovës.

“Futbollistët dhe shtabi teknik për suksesin e arritur në Kupën e Kosovës do të marrin nga 500 euro premio. Nga 200 euro do të ndahen për plasmanin në finale, kurse nga 300 euro secili futbollistë do të merr për fitoren në ndeshjen finale. Në total do të jenë 500 euro për secilin lojtarë”, ka thënë burimi anonime.

Kujtojmë se skuadra fituese e Kupës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është shpërblyer më 10 mijë euro, kurse vendi i dytë ka fituar 5 mijë euro. /KP/Telegrafi/